Lajme
2024 viti më i nxehtë në histori, OKB do të mblidhet në samit për ndryshime klimatike
Viti 2024 do ta kalojë “me siguri” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, tha të enjten Shërbimi për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian, Copernicus.
Të dhënat u publikuan para samitit të OKB-së për klimën, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Azerbajxhan, ku vendet do të përpiqen të pajtohen për një rritje të madhe të financimit për luftimin e ndryshimit klimatik.
C3S-ja tha se nga janari deri në tetor, temperatura globale mesatare ka qenë aq e lartë saqë viti 2024 do të jetë i nxehtë në botë – nëse anomalia e temperaturës në muajt e mbetur të vitit nuk bie nën zero.
“Shkaktari thelbësor, kryesor i rekordit të këtij viti është pikërisht ndryshimi klimatik”, tha për Reuters drejtori i C3S, Carlo Buontempo
“Klima po ngrohet në përgjithësi. Po ngrohet në të gjitha kontinentet, në të gjitha pellgjet e oqeanit. Prandaj pritet që këto rekorde të vazhdojnë të thyhen”, tha ai.
Shkencëtarët thanë se 2024-ta do të jetë gjithashtu viti i parë në të cilin planeti është më i ngrohet për 1.5 gradë, krahasuar me kohën paraindustriale, 1850-1900, kur njerëzit filluan të djegin lëndë fosile në shkallë industriale.
Emetimet e dyoksidit të karbonit nga djegia e thëngjillit, karburanteve dhe gazit, janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.
Çdo rritje temperature nxit mot ekstrem. Në tetor, qindra njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Spanjë. Zjarret rekorde goditën Perunë, ndërsa përmbytjet në Bangladesh shkatërruan më shumë se 1 milion tonë oriz, duke bërë që të rriten tej çmimet.
Në SHBA, ndërkohë, uragani Milton u bë më i vrazhdë si pasojë e ndryshimit klimatik të shkaktuar nga dora e njeriut.
C3S filloi regjistrimin e rekordeve në vitet ’40, të cilat verifikohen me rekordet e temperaturave të regjistruara qysh nga vitet 1850./REL
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











