Lajme
2100 shqiptarë janë kthyer më 2013 nga Italia
Nga viti në vit numri i atyre që largohen nga Italia, e në këtë aspekt numri i italianëve që largohen nga vendi i tyre, është më i lartë se ai i të huajve që vendosin të kthehen në vendlindje.
Gjatë vitit të shkuar kanë vendosur të lënë Italinë mbi 82 mijë italianë dhe janë kthyer në atdhe rreth 44 mijë të huaj.
Në vitin 2008 këto shifra ishin sa gjysma e atyre të vitit 2013: para gjashtë vjetëve largoheshin 39.5 mijë italianë dhe vetëm 22 mijë të huaj.
Në ardhje-kthimet nuk bëjnë përjashtim, qoftë për uljen e ardhjeve, qoftë për shtimin e largimeve, as shqiptarët.
Edhe pse mbeten komuniteti i dytë i të huajve në Itali, përsa u përket ardhjeve gjatë vitit të shkuar shqiptarët e Italisë renditen të pestët me 12 mijë ardhje, ndërkohë që nga Rumania kanë hyrë rreth 50 mijë njerëz, Maroku mbi 19 mijë, Kina rreth 18 mijë e Ukraina 12,5 mijë.
Në raportin demografik të ISTAT thuhet gjithashtu se krahasuar me vitin 2012, ardhjet e shqiptarëve kanë pësuar një tkurrje prej 12,3%.
Përsa u përket kthimeve në vendlindje shqiptarët renditen të dytët në shifra absolute. Pas rumunëve të Italisë, nga të cilët mbi 10 mijë janë kthyer në vendlindje (21% më shumë se një vit më parë), renditen shqiptarët me 2.100 kthime, me një rritje vjetore në përqindje më të lartë se të tjerët, 23%.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












