Kosova
226 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
15 të vdekur
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 15 pacientë me COVID-19, ndërkohë janë shtuar edhe 226 raste pozitive.
Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 459 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive është 8.330.
IKSHPK-ja njofton se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 115 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 4.578 pacientë, ndërkohë që 3.525 raste janë ende aktive.
Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82, komuna Podujevë 26, komuna Fushë-Kosovë 18, komuna Mitrovicë 15, komuna Pejë 13, komuna Gjakovë 12, komuna Gjilan 9, komuna Klinë 7, komuna Viti 7, komuna Vushtrri 7, komuna Lipjan 6, komuna Deçan 4, komuna Drenas 4, komuna Skenderaj 4, komuna Malishevë 3, komuna Ferizaj 2, komuna Kamenicë 2 dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë.
Dje u shënuan 16 të vdekur, 258 raste të reja e 196 të shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran













