Lajme
24.3 milionë euro për Kosovën nga Banka Botërore
Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit pozitiv të gjendjes makro-fiskale të Kosovës, i bërë në koordinim të ngushtë me FMN-në
Ministria e Financave e Kosovës ka bërë të ditur se Banka Botërore ka transferuar këstin e parë për ndihmë direkte buxhetore në vlerë prej 24. 3milionë eurosh.
Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit pozitiv të gjendjes makro-fiskale të Kosovës, i bërë në koordinim të ngushtë me FMN-në, pas përmbushjes së suksesshme të kritereve të përcaktuara me programin e monitoruar nga stafi i FMN-së.
Transferimi i këtij kësti është në harmoni me parashikimet e buxhetit të vitit 2011 dhe në të njëjtën kohë hapë rrugë për transferim të këstit vijues në vlerë prej 35 milionë euro gjatë vitit 2012.
Në njoftimin e Ministrisë së Financave, thuhet se kjo ngjarje dëshmon edhe një herë përkushtimin e Qeverisë për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












