Kosova
24 vjet nga masakra e Reçakut, një prej krimeve më monstruoze që kreu Serbia në Kosovë
Në 24-vjetorin e njërës prej masakrave më të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviqit në Reçak u zhvilluan homazhe nga krerët e shtetit të Kosovës. Aty ishte edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili në vitin 1999 e bëri të njohur këtë krim monstruoz të Serbisë para opinionit ndërkombëtar. Walker tha se gëzohet kur sa herë vjen në Kosovë për këtë përvjetor, sheh fëmijë, që tregon se numri i njerëzve në këtë vend po rritet, përtej asaj që ndodhi 24 vjet më parë, transmeton albinfo.ch.
“Më pëlqen kur shoh fëmijë, shumë, shumë fëmijë. Këtë vit, kur kemi ecur afër varrezave, nuk kam mundur të dalloj se kush janë familjarët e viktimave dhe kush kanë qenë njerëzit që kanë dashur të vijnë për nderim. Kjo, sepse çdo vit shtohet numri i njerëzve që duan të tregojnë respekt për atë që përfaqëson Reçaku”, tha Walker.
Ndërsa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se viktimat e Reçakut i kanë treguar botës për tragjedinë që e kanë përjetuar shqiptarët më 1999, e po ashtu përmendi edhe përpjekjen e Beogradit dhe presidentit aktual serb për të minimizuar këtë masakër.
“Mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se ata që mohojnë gjenocidin, mendojnë për përsëritjen e tyre.
“Teksa kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e të vdekurve dhe të gjallëve të asaj kohe të errët, me lejoni që para jush, nga pozita e kryeministrit, t’u them që shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës”, deklaroi Kurti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













