Kosova
248-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Konjufca: Të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se kjo ditë është burim frymëzimi për këdo anembanë botës, përcjell albinfo.ch.
Në një postim të bërë në Facebook, Konjufca thotë se 4 Korriku është ditë kur kremtohet demokracia dhe fitorja e saj.
“Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, SHBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit”, ka shkruar mes tjerash Konjufca.
Postimi:
Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festë e popullit dhe shtetit amerikan, por dhe burim frymëzimi për këdo anembanë botës, shembull i idealit të lirisë, barazisë dhe e vullnetit të popull në të drejtën e vet.
Është ditë kur kremtohet demokracia dhe fitorja e saj, kur kujtohen me respekt përpjekjet e atyre që me vendosmëri e sakrificë e mbajtën gjallë, deri në realizimin e tij, atë vizion çliriues që do të sillte përparimin më të jashtëzakonshëm brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe efekte të mëdha në mbarë botën.
Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, ShBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit.
Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike, përkrah ShBA-së për të mbrojtur idealet dhe për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta.
Popullit amerikan dhe Shteteve të Bashkuara dua t’ua uroj nga zemra 4 Korrikun, këtë ditë të madhe të lirisë!
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër













