Lajme
25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes
Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim
Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete më 20 shkurt në një zonë rurale mes komunave Bra dhe Montà, në provincën e Asti, Itali, transmeton albinfo.ch.
Trupi i pajetë u zbulua pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën e hapur. Sipas mediave lokale, një drejtues mjeti kalimtar ka vërejtur situatën dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e rendit për të nisur hetimet.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa identiteti i të riut nuk është publikuar zyrtarisht. Autopsia pritet të kryhet në ditët në vijim, çka do të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e prokurores Sara Paternò dhe po ndiqen nga Karabinierët e Kompanisë së Bra.
Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari jetonte në zonën e Alba dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë. Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë të plotë mbi këtë rast./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Presidentja Osmani: Mërgata është zemra që rreh për Kosovën kudo në botë Presidentja thekson rolin e diasporës pas pesë vitesh takime të pandërprera me bashkatdhetarët në mbarë globin... -
Austri
Kapfenberg: Kënga dhe vallja shqipe jehon për nder të Pavarësisë së Kosovës -
Gjenevë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë -
Zvicër
Sot i jepet lamtumira e fundit shqiptarit nga Kosova që humbi jetën në aksident në Austri -
UEFA
UEFA vlerëson arbitrimin shqiptar: Emanuela Rusta delegohet në çerekfinale evropiane
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Ramë Lahaj dhe Marigona Qerkezi magjepsin diasporën shqiptare me koncert solemn në Gjenevë Në skenën e Victoria Hall, dy artistët me famë ndërkombëtare sollën një mbrëmje të veçantë për... -
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud -
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime












