Jeta në Zvicër
2500 franga për çdo person, dështon projekti në Zvicër
Një fshat zviceran kishte në plan që të paguante fshatarët zviceranë me 2500 franga në muaj, megjithatë, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme për të realizuar këtë projekt, shkruajnë mediat zvicerane.
Grumbullimi i fondeve për projektin dhe dokumentarin shoqërues nga Rebecca Panian përfundoi të martën me vetëm 150.000 franga (150.600 dollarë) të grumbulluara – shumë më pak se 6.1 milionë franga të kërkuara për të nisur eksperimentin në fshatin Rheinau pranë Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Paniani është shprehur se kishte qenë e vetëdijshme për vështirësitë e grumbullimit të hollave në një periudhë të shkurtër kohore. “Pritjet ishin të larta, shumë të larta. Ishte një projekt i guximshëm”, tha ajo të martën.
Fshatarët do të kishin marrë të ardhura bazë të pakushtëzuara prej CHF 2,500 në muaj për një vit, transmeton albinfo.ch.
Zvicra hodhi poshtë një iniciativë për të ardhura të ngjashme të pakushtëzuara themelore në një referendum kombëtar në vitin 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës Deputeti i ardhshëm në Parlamentin e Zvicrës vlerëson bashkëpunimin Kosovë–diasporë... -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst
Jeta në Zvicër
-
Katër të dyshuar të tjerë akuzohen në hetimin e zjarrit në Crans-Montana Lista e personave të akuzuar në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Crans-Montana në Zvicër është... -
Aeroporti i Cyrihut fillon punimet për terminalin e ri të avionëve privatë -
Kjo kompani ajrore zvicerane anulon fluturimet për në SHBA dhe Oman -
Zvicra do të fillojë më shumë shërbime hekurudhore drejt jugut të Francës -
Ndalimet e hyrjes në Zvicër u katërfishuan në vitin 2025













