Kosova
26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb mbi Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ushtria serbe ishte dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimet e NATO-s, që e kishin detyruar të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë.
Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi komandanti i atëhershëm suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serbë të fillonin tërheqjen e plotë nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














