Tematike
8 për qind më pak sulme raciste në Zvicër
Në numrin më të madh të rasteve, gjegjësisht në 96 sish, viktima kanë qenë zezakët. Në 68 raste sulmet ishin të drejtuara mbi myslimanët dhe njerëzit tjerë nga regjioni arab
Këshillimoret kundër racizmit në Zvicër gjatë vitit të kaluar kanë regjistruar 278 raste të racizmit, që është për 8 % më pak se në vitin 2017, i cili ishte vit rekord për nga numri i rasteve të raportuara.
Rastet më të shpeshta të diskriminimit kanë ndodhur në vendet e punës dhe në shkollë. Këtë e tregon raporti i publikuar sot i Komisionit Federal kundër Racizmit (EKR) dhe ai i shoqatës humanrights.ch. Raporti mbështetet në një hulumtim të ri të zhvilluar nga Zyra Federale për Statistikë (BFS), transmeton albinfo.ch.
Gjatë vitit 2018, abuzimet verbale dhe trajtimi i pabarabartë kanë qenë format më të shpeshta të diskriminimit, ndërsa në 34 raste është shënuar edhe përdorimi i dhunës.
Krahas vendit të punës dhe të mësimit, racizmi gjatë vitit të kaluar është vënë re para së gjithash në konfliktet ndërfqinjësore dhe ato të sferës së qiramarrjes. Në numrin më të madh të rasteve, gjegjësisht në 96 sish, viktima kanë qenë zezakët. Në 68 raste sulmet ishin të drejtuara mbi myslimanët dhe njerëzit tjerë nga regjioni arab, ndërsa në 45 raste bëhet fjalë për zviceranë të cilët janë konsideruar si “të huaj” dhe janë diskriminuar.
Fakti se është regjistruar numër më i vogël i rasteve të diskriminimit në krahasim me një vit më parë, sipas përgjegjësve të këshillimoreve, është mashtrues. Kjo, nga njëra anë shpjegohet me rënien e numrit të institucioneve (këshillimoreve) që kanë bërë raportimin e rasteve. Ndërsa nga ana tjetër, rastet e dokumentuara përbëjnë vetëm “majen e Asbergut”. Prandaj supozohet se numri më i madh i ekseseve raciste në Zvicër nuk është raportuar askund.
Megjithatë ose pikërisht për këtë, këshillimoret janë në mënyrë të qartë të nevojshme, shkruan kryetarja e EKR, Martine Brunschwig Graf. Ish deputetja nacionale nga radhët e FDP-së konsideron se fjalën tash e ka politika. Ajo duhet të kujdeset sidomos për aspektuin financiar të çështjes. Këshillimoret kanë nevojë për resurse që të mund të funksionojnë dhe ato duhet të jenë të dukshme për të qenë të frekuentuara.
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Plaku nuk lë trashëgimtarë – 1.6 milionë mbeten për kantonin dhe komunën Një burrë nga Bergdietikoni nuk la testament dhe as trashëgimtarë. Prandaj, mbi 1.5 milionë franga zvicerane... -
Franshiza minimale e sigurimit shëndetësor mund të rritet me 100 franga -
Lufta në Iran po rrit normat e kredive hipotekare në Zvicër -
S’ka punë, s’ka pagë: Zvicra nuk bën përjashtime për punonjësit e bllokuar jashtë vendit -
Nga Cyrihu në Turqi: Zgjedhja e politikanes 20-vjeçare me shami po bën bujë














