Lajme
29,026 raste të reja në Zvicër, shtohet numri i shtrimeve në spital
Mesatarja 7-ditore tani është 27,396 raste në ditë ose 26 për qind më shumë se në javën e kaluar. Janë raportuar 13 vdekje të reja
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi 29,026 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Mesatarja 7-ditore tani është 27,396 raste në ditë ose 26 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Sipas trendit aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 21 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3460.46.
BAG raporton po ashtu 184 pranime të reja në spital në 24 orët e fundit. Kështu, mesatarja 14-ditore është 88 shtrime në spital në ditë. 1779 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19.
Kjo është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 143 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 4 për qind më shumë se një javë më parë.
BAG raporton 13 raste të reja të vdekjes nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena














