Lajme
3 arsyet pse duhet të pini çaj të gjelbër
Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet, për të bërë një gjumë të qetë e të shëndetshëm.
Por duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë. Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është mjaft e rëndësishme.
Më poshtë janë renditur tri arsye kryesore, të cilat tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit:
Të mban në gjendje relaksi
Nga pothuaj të gjitha studimet e kryera në këtë drejtim, ka rezultuar që çaji jeshil ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja mjaft të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë natën dhe për të qenë më energjik në mëngjes.
Përmirëson metabolizmin
Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në metabolizmin e trupit. Një sistem metabolik i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë fizike dhe lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt dhe regjimi jo i plotë mund të ndikojë në shtimin në peshë, sepse ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.
Pastron toksinat e trupit
Gjatë ditës, trupi grumbullon mjaft toksina, të cilat bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












