Kosova
3 fëmijë me probleme shëndetësore nga Kosova, për shërim në Izrael
Pas vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jorusalem, shteti i Izraelit ka vendosur t’i marrë 3 fëmijē nga Kosova për t’i shëruar në këtē vend. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në këtë vend, Ines Demiri. Shërimi i tyre do të jetë falas, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë nga Ambasadorja e Kosovës në Jorusalem, Ines Demiri.
Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael.
Falënderoj z. Simon Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve tanë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona”, tha ambasadorja e Kosovës përmes një postimi.
Sipas saj, ky është vetëm fillimi pasi projekte të natyrave të tilla apo të fushave të tjera do të realizohen në vijim.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











