Kosova
3 shtetas të Kosovës evakuohen nga Izraeli, 15 të tjerë nuk treguan interesim për t’u larguar
Tre shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Izraeli, bashkë me 12 shtetas të Shqipërisë. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Ministrja e Jashtme e Kosovës njofton se ambasada u ka dalë në ndihmë shtetasve të tjerë që ndodhen atje, duke u siguruar aranzhimin e biletave dhe ndihmë logjistike.
“Ju rikonfirmojmë se asnjë shtetas kosovar nuk ka pësuar lëndime, nuk ka pasur vështirësi në lëvizje apo vështirësi të çdo natyre tjetër. Me gjithë vështirësitë dhe restriksionet, linjat e fluturimit në përgjithësi kanë filluar të stabilizohen, pasi nuk pritet së shpejti ndonjë sulm tjetër i natyrës së ngjashme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se në Izrael gjenden edhe rreth 15 qytetarë nga Kosova, por nuk kanë treguar interesimin për t’u larguar nga Izraeli.
“Si MPJD po ndjekim nga afër ngjarjet, jemi ne koordinim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme konform nevojave dhe zhvillimeve ditët në vijim.
Për çdo nevojë të mundshme ftohen shtetasit e Kosovës që të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael:
+972 58-634- 0450 dhe +972 54-469-9799”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis










