Lajme
3 vjet burgim për Xhabir Zharkun
Zharku është shpallur fajtor për pikën 1 të aktakuzës, e që ka të bëjë me veprën penale të detyrimit apo zhvatjes
Me 3 vjet burgim është dënuar kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku. Pos kësaj, Gjykata e Qarkut në Prishtinë atij i ka caktuar edhe një dënim prej 1 mijë e 500 euro për armëmbajtje pa leje.
Zharku është shpallur fajtor për pikën 1 të aktakuzës, e që ka të bëjë me veprën penale të detyrimit apo zhvatjes. Ndërsa është shpallur i pafajshëm për veprën penale të kërcënimit.
Po të njëjtin dënim ka marrë edhe Arsim Kolshi, pjesë e të akuzuarve, ndërsa Besnik Hasani e Nysret Cena janë dënuar me nga një vit e dy muaj burgim. Trupi gjykues ka vendosur që tre nga të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërsa njëri nga ta, Besnik Hasani, ndodhet në burg.
Krejt ky gjykim sipas Zharkut po bëhet për përfitime politike. “Unë edhe më herët UNMIK-un e kam quajtur UNMIKISTAN, vazhdimisht e kam kritikuar për punën këtu. Ky gjykim është nisur për përfitime politike. Por nuk i frikësohem burgut”, ka thënë Zharku.
Avokatët e të gjithë të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











