Lajme
30 alarme për bomba në disa shkolla të Kosovës
Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se bazuar në informacionet e deritanishme, këto kërcënime janë bërë në rajone të ndryshme në disa objekte shkollore (deri më tani në rreth 30 lokacione), e të cilat kërcënime janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.
“Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia njofton: “Do të vazhdojë angazhimi në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin sigurisë në nivel vendi si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”.
Ndërsa bëhet e ditur se deri në këtë fazë Policia e Kosovës ka arritur t’i trajtojë dhe t’i verifikojë disa nga objektet shkollore, të cilat kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme, andaj ka ftuar qytetarët që të mos krijojnë ndonjë panik, pasi Policia e Kosovës është prezente dhe e angazhuar në trajtimin, hetimin dhe ofrimin e sigurisë në të gjitha lokacionet në nivel vendi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












