Lajme
30 euro një pasaportë biometrike në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për caktimin e tarifave për marrjen e pasaportave biometrike të Kosovës
Zyra e ministrit të Punëve të Brendshme, nëpërmjet një kumtese, ka bërë të ditur se për marrjen e pasaportës biometrike të Republikës së Kosovës, qytetarët duhet të paguajnë këto shuma: Për marrjen e pasaportës për herë të parë, çmimi është 30 euro; Për marrjen e pasaportës të humbur, apo dëmtuar, për ndërrim apo ripërtëritje të dhënave, çmimi është 35 euro; Për marrjen e pasaportës për fëmijë deri në moshën 3 vjeç, çmimi është 20 euro; Për marrjen e pasaportës për fëmijë prej 3 deri në 18 vjeç, çmimi është 25 euro; Për marrjen e pasaportës diplomatike, çmimi është 50 euro; Për marrjen e pasaportës zyrtare, çmimi është 35 euro; Çmimi i pasaportës biometrike për pensionistët është 20 euro.
Vendim është marrë duke u mbështetur në nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të Ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1.4) dhe shtojcën 3 të Rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive, si dhe në Ligjin për dokumente të udhëtimit.
Ministri Rexhepi ka prezantuar tarifat e pasaportave edhe në mbledhjen e qeverisë, ndërsa nga kabineti qveritar iu kërkua atij që të ketë ulje të çmimeve.
Në vendimin e minsitrit Rexhepi, krahasuar me çmimet e propozuara të mërkurën, është zbritur çmimi për 5 euro për të gjitha pasaportat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










