Uncategorized
300 milionë franga kompensim për “Verdingkinder”
«Verdingkinder» është emërtim për fëmijët dhe të rinjtë e trajtuar si robër, një fenomen ky që në Zvicër ka ekzistuar deri në vitet 60 të shekullit të kaluar
«Verdingkinder» është emërtim për fëmijët dhe të rinjtë e trajtuar si robër, një fenomen ky që në Zvicër ka ekzistuar deri në vitet 60 të shekullit të kaluar. Vetë këta ish fëmijë ose familjarët e tyre kanë iniciuar një iniciativë për kompensimin e dëmeve dhe vuajtjeve të pësuara me vite të tëra.
Pas një odiseade të gjatë dhe kundërshtimeve nga një pjesë e politikës, sot atyre u është njohur nga Parlamenti një zhdëmtim që paraqet kompromis në mes të kërkesave të tyre dhe objeksioneve të politikës.
Në mbledhjen e sotme, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka votuar me shumicë votash që për viktimat në fjalë të dedikohen 300 milionë franga, bëjnë të ditur mediet zvicerane. Nën supozimin se aktualisht ende jetojnë 12000 deri në 15 mijë veta nga kjo kategori, llogaritet se secili prej tyre do të marrë maksimalisht nga 25 mijë franga.
Bartësit e iniciativës, e cila kërkonte 500 milionë franga, kanë sinjalizuar se do të heqin dorë nga iniciativa.
“Verdingkinder” kanë qenë fëmijë pa prindër ose me prindër që janë gjykuar si të papërgjegjshëm, të cilët shteti ua ka dhënë në dorëzim familjeve kryesisht bujqësore, shkruan albinfo.ch. Keto të fundit në shumë raste kanë shkelur të drejtat e këtyre fëmijëve dhe të rinjve, duke i shfrytëzuar për punë të rënda bujqësie dhe duke i keqtrajtuar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










