Shkurt.ch
3000 franga për të lindur fëmijë në Zvicër
Gjithashtu vitin e kaluar, Ticino kishte lindshmërinë më të ulët në mesin e 26 kantoneve zvicerane: 7.8 lindje për 1,000 banorë
Në një përpjekje për të rritur lindjet, pjesa italiane e Zvicrës po paraqet një bonus prej 3000 franga për të pasur një fëmijë. Duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit, shkruan “Swissinfo.ch”.
“Duke pasur fëmijë, duhet të jetë një gëzim, jo një barrë”, është shprehur Paolo Beltraminelli, drejtor i shëndetit dhe mirëqenies së Ticino-s, përcjell albinfo.ch.
Në Ticino kishte më shumë vdekje, 3230, se sa lindje, 2774, në vitin 2017. Gjithashtu vitin e kaluar Ticino kishte lindshmërinë më të ulët në mesin e 26 kantoneve zvicerane: 7.8 lindje për 1,000 banorë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në krahasim, norma ishte 11.6 në Appenzell Inner Rodos, ndjekur nga afër nga kantonet Cyrih (11.4) dhe Gjenevë (11.1).
Ticino bashkohet me nëntë kantone të tjera zvicerane që tashmë ofrojnë një bonus për njerëzit që kanë fëmijë. Në Luzern, Zvicrën Qendrore, Schwyz dhe Uri, si dhe në Fribourg, Jura dhe Neuchâtel – prindërit marrin CHF 1.000-CHF 1.500. Shkalla është deri në 3.000 franga në Gjenevë, Valais dhe Vaud.
Sidoqoftë, shpenzimet për fëmijët janë shumë të shtrenjta. Përkujdesja ditore private, për shembull, mund të jetë nga 60 deri në 150 në ditë, në qytete si Bernë dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch.
Por, ligji federal parashikon se fëmijët nën moshën 16-vjeç duhet të marrin 200 franga dhe 250 franga për moshën 16-25 vjeçare, përveç nëse fëmijët vetë fitojnë mbi 28.200 franga një vit.
Disa kantone janë më bujarë; Valais, për shembull, jep CHF 375 dhe CHF 525, respektivisht në muaj.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














