Shkurt.ch
3000 refugjatë shpëtohen brenda 24 orësh
Sipas Marinës, vetëm të shtunën (sot) janë shpëtuar 1300 persona. Ndërsa të premten, me barka janë evakuuar 1440 refugjatë, në mesin e të cilëve 264 fëmijë
Rojet italiane të bregdetit kanë shpëtuar sërish një numër të madh refugjatësh në Detin Mesdhe. Vetëm brenda 24 orësh në këtë mënyrë janë shpëtuar rreth 3000 veta, bën të ditur marina italiane. Ndërsa siç shkruan gazeta “La Repubblica”, shumica e të shpëtuarve janë nga Siria dhe nga Egjipti.
Sipas Marinës, vetëm të shtunën (sot) janë shpëtuar 1300 persona. Ndërsa të premten, me barka janë evakuuar 1440 refugjatë, në mesin e të cilëve 264 fëmijë. Ndërsa në afërsi të ishullit Lampedusa, Marina ka marrë në bordin e anijes së vet edhe 200 refugjatë të tjerë nga barkat e tyre.
Janë me mijëra njerëz nga vendet e Afrikës së Veriut që me barka të papajisura mirë ia mësyjnë Evropës përmes Detit Mesdhe. Qeveria e Italisë konfirmon se gjatë këtij viti deri më tash kanë zbarkuar ose janë shpëtuar nga marina, 39 mijë refugjatë në brigjet e Italisë.
Ndërsa gjatë gjithë vitit 2013 ishin shpëtuar ose kishin zbarkuar gjithsej 43000 sish, gjë që tregon shtim të madh të numrit të refugjatëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












