Bota
3100 refugjatë kanë humbur jetën në përpjekje për të hyrë në Evropë
Siç bën të ditur IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrim), numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve në Mesdhe gjatë periudhës së deritashme të vitit ishte më i lartë se ai i vitit të kaluar
Deri tash gjatë këtij viti më shumë se 3100 refugjatë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar në Evropë nga Afrika veriore nëpër Detin Mesdhe. Siç bën të ditur IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrim), numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve në Mesdhe gjatë periudhës së deritashme të vitit ishte më i lartë se ai i vitit të kaluar.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin regjistruar 2754 të vdekur, shumica e të cilëve kanë gjetur vdekjen në përpjekjet e dëshpëruara për të kaluar Mesdheun nga Afrika e Veriut drejt brigjeve të Italisë.
Ndërkaq, po sipas IOM, nga 1 janari e deri më 7 gusht të këtij viti, në Evropë përmes Detit Mesdhe kanë ardhur rreth 260 mijë njerëz. Shumica prej tyre kanë zbarkuar në Greqi ose në Itali. Organizata Ndërkombëtare për Migracion vlerëson se në periudhën e njëjtë të një viti më parë kanë qenë disa dhjetëra mijë refugjatë më shumë që e kanë bërë këtë rrugë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











