Lajme
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
Andreas Gafner, një Këshilltar Kombëtar Bernez për Bashkimin Demokratik Federal (UDF), partia që qëndron pas peticionit, synon të paraqesë një ndërhyrje parlamentare gjatë seancës aktuale të Dhomave Federale duke i bërë thirrje Konfederatës të braktisë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Më shumë se 34,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin e Bashkimit Federal Demokratik (UDF), i cili i bën thirrje Zvicrës të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Këshilltari Kombëtar Andreas Gafner (UDF/BE) synon të paraqesë një ndërhyrje parlamentare për këtë qëllim në Asamblenë Kombëtare gjatë sesionit aktual të Dhomave Federale.
Politika e OBSH-së po shkon shumë larg: gjithnjë e më pak ka të bëjë me shëndetin e njerëzve dhe “gjithnjë e më shumë për pushtetin dhe kontrollin e ushtruar nga një grup i vogël zyrtarësh”, thuhet në peticion, transmeton albinfo.ch.
Autorët e kësaj të fundit janë veçanërisht të shqetësuar për paktin global kundër pandemive, i mbrojtur nga OBSH. Numri i madh i nënshkrimeve i jep peshë kërkesës, thekson UDF. Duhet theksuar se në Zvicrën gjermanishtfolëse janë mbledhur gati 30 mijë nënshkrime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











