CH-Ballkani
35 foshnja të vdekura vetëm tre muajt e parë të vitit
Vijon të trondisë klinika për Gjinekologji dhe akusheri në Shkup - 35 vdekje të foshnjave vetëm tre muajt e parë të vitit 2018.
Klinika për Gjinekologji dhe akusheri në Shkup, vijon të alarmojë me numrin e madh të vdekjeve të foshnjave, që janë shtuar dy vitet e fundit.
Vetëm gjatë tre muajve të parë të 2018 në këtë klinikë kanë humbur jetën 35 foshnje të porsalindura. Për krahasim në 2016 kishte 184 foshnja të vdekura, që ishte dyfish më shumë sesa 2015, ndërsa në nëntë muajt e parë të 2017 kishte 127 foshnja të vdekura.
Shkak për vdekjen e të porsalindurve është java jo adekuate e lindjes, më pas pesha jo e duhur por edhe problemet me mushkëritë e zeza.
“Janë të vendosur nga dy foshnja në një inkubador. Klinika ka në disponim 25 inkubatorë ndërkaq gjatë kohës së inspeksionit të hospitalizuar kanë qenë 49 foshnja. Nga aspekti i kuadrit të të punësuarve në bllokun e kujdesit intenziv dhe postintenziv është konstatuar se nuk ka numër të mjaftueshëm të motrave medicinale. Për të porsalindurit kujdesen katër motra në ndërrimin e parë dhe dy neonatologë, ndërkaq në ndërrimin e dytë dhe të tretë njejtë katër motra medicinale dhe dy neonatolog pediatër ku njëri prej tyre është i angazhuar edhe në bllokun akusherik,” deklaronte për mediat lokale në tetor 2017, Irina Sotirova Buhova, Drejtore e “ Inspektoratit shtetëror sanitar”.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri Deri më tani, Zvicra nuk ka qenë në gjendje të kryejë asnjë kthim të detyruar në... -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin











