Kosova
37 specializantë nga Lugina dhe Mali i Zi përfitojnë mbështetje nga Kosova
Qeveria e Kosovës ka dhënë miratimin për mbështetjen financiare të 92 mjekëve specializantë që ndjekin studimet me vetëfinancim, sipas vendimit të marrë më 19 mars 2026.
Nga kjo mbështetje, 55 specializantë do të përfitojnë pagesa në vlerë prej 164,285 eurosh, të cilat mbulojnë periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2026. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se pavarësisht statusit të tyre si vetëfinancues, qeveria vazhdon të ndajë mjete për të lehtësuar rrugëtimin profesional të tyre.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e vendimit përfshin edhe 37 specializantë shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, për të cilët janë ndarë mbi 385 mijë euro. Sipas Vitisë, kjo mbështetje është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm institucional për të siguruar kushte të barabarta për këta profesionistë, krahas kolegëve të tyre në Kosovë.
Ai shtoi se përkrahja ndaj shqiptarëve në këto rajone ka qenë e vazhdueshme ndër vite, duke synuar trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta në zhvillimin profesional.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?











