E-Diaspora
4 Qershori, dita e komunitetit shqiptar në Britani
Në këtë ditë do të mbahen aktivitete të shumta, valle e muzikë tradicionale shqiptare, derisa priten të marrin pjesë 2-3 mijë shqiptarë, si dhe një numër i madh i personaliteteve
Organizatorët kanë njoftuar se më 4 qershor, do të mbahet festa e fëmijëve dhe dita e komunitetit shqiptar në Britani.
Sipas “Diasporës Shqiptare në Londër”, në këtë ditë do të mbahen aktivitete të shumta, valle e muzikë tradicionale shqiptare, derisa priten të marrin pjesë 2-3 mijë shqiptarë, si dhe një numër i madh i personaliteteve.
“Më 4 Qershor, festohet dita e komunitetit shqiptar ne Britani. Tashmë e kthyer ne një festë tradicionale prej vitesh nga ky forum! Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 2-3 mijë shqiptarë për të festuar së bashku, duke dëgjuar programin e fëmijëve të shkollave shqipe, muzike live nga këngëtarë lokalë, valle tradicionale shqiptare, lojëra popullore, futboll e shumë befasi tjera! Marrin pjesë shumë personalitete si deputetë të Parlamentit Britanik, Ambasadorë, kryetarë bashkish etj! Te festosh festën e fëmijëve është gjëja më e çmuar që mund t’ju bëjmë fëmijëve tanë sepse tek e fundit për këta fëmijë po punojmë dhe jetojmë në këtë vend!
Ftojmë gjitha familjet shqiptare me fëmijët e tyre në këtë festë për të festuar së bashku, pije ushqim dhe gjithçka tjetër afrohet nga restorant brenda në park me pronar Avni Sopin!
Hyrja falas! Parkingu falas!
Adresa: 33 Hotford Rd, Childs Hill Park, NW11 8NL, Ora 12 -00
Te festojmë këtë ditë të gjithë se bashku duke marre të gjithë flamurin kombëtar me vete!”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










