Shkurt.ch
4 qytete zvicerane, në top 10-shen evropiane për konsumimin e kokainës
Brenda një jave të fillimit të vitit 2018 studiuesit kanë realizuar për çdo ditë testime të ujërave të zeza në 85 qytete evropiane, ku jetojnë rreth 38 milionë njerëz. Në mesin e këtyre qyteteve kanë qenë edhe Berna, Bazeli, St. Galleni dhe Cyrihu
Cyrihu, Gjeneva, St.Galleni dhe Bazeli janë në listën prej 10 qyteteve evropiane në të cilat konsumohet më së shumti kokaina. Qyteti i Bernës është i njëmbëdhjeti në këtë radhitje, shkruan srf.ch.
Ngjashëm radhiten qytetet zvicerane edhe sa i përket drogës ecstasy, ndërsa kur është fjala për amfetaminën, qytetet në fjalë renditen diku nga mesi ose më poshtë.
Këto rezultate i tregojnë hulumtimet e realizuara nga Instituti Federal për Furnizim me Ujë dhe për trajtim të ujërave të zeza (Eawag) dhe Universiteti i Lozanës, transmeton albinfo.ch. Këto subjekte bëjnë pjesë në rrjetin evropian së bashku me Qendrën Vëzhguese Evropiane për Droga dhe Varësi nga Droga (EMCDDA). Ky rrjet hulumton në baza vjetore sasitë e substancave të ndaluara në ujërat e zeza të qyteteve evropiane.
Brenda një jave të fillimit të vitit 2018 studiuesit kanë realizuar për çdo ditë testime të ujërave të zeza në 85 qytete evropiane ku jetojnë rreth 38 milionë njerëz. Në mesin e këtyre qyteteve kanë qenë edhe Berna, Bazeli, St. Galleni dhe Cyrihu. Eawag büen të ditur se në këtë kuadër janë analizuar gjurmët e amfetaminës, kokainës, ecstasy (MDMA) dhe të metamfetinës.
Në shumë qytete është shënuar rritje e gjurmëve të kokainës dhe MDMA. Pothuajse në të gjitha qytetet është regjistruar shtim i mbetjeve të amfetaminës, por sasia ndryshon shumë në varësi nga qyteti.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar












