Shkurt.ch
4 vende të BE-së për kufizimin e ardhjes së emigrantëve
Sipas diplomatëve të BE-së emigrantët e kësaj kategorie janë kryesisht të minoritetit rom
Ministrat e brendshëm të Gjermanisë, Austrisë, Holandës dhe Britanisë së Madhe i kanë bërë thirrje Brukselit, të jetë më i ashpër ndaj emigracionit të varfërisë nga vendet tjera anëtare të BE-së duke shprehur drojën për rrezikun që po i kanoset sistemeve sociale në vendet e tyre.
“Ky lloj i emigracionit rrezikon qëllimin tonë të përbashkët për të promovuar lëvizjen evropiane të qytetarëve “, thuhet në një letër të adresuar Komisionit Evropian nga katër ministrat e brendshëm të BE-së, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Një zëdhënës i Komisionit Evropian e ka pranuar marrjen e letrës të nënshkruar nga katër ministrat.
Një kërkesë e tillë vjen nga presioni i komunave në vendet anëtare të BE-së në lidhje me rastet në rritje të emigrantëve që vijnë sidomos nga vendet e varfra si Rumania dhe Bullgaria, e të cilët aplikojnë për përfitime sociale në Gjermani.
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë një fluks i tillë ka krijuar “harxhime të konsiderueshme shtesë” për sistemet sociale të vendeve të tyre duke përfshirë shërbimet në arsimim, kujdesin shëndetësor dhe të akomodimit.
Katër këto vende të BE-së janë duke i bërë thirrje të Irlandës për të vënë këtë çështje në agjendën e takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, që do të mbahet në qershor.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë gjithashtu u bëri thirrje vendeve të origjinës të emigrantëve për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe integrimin e tyre në shoqëri. Sipas diplomatëve të BE-së emigrantët e kësaj kategorie janë kryesisht të minoritetit rom.
Edhe në fillim të marsit, katër ministrat e brendshëm u takuan në Bruksel për një diskutim informal për emigracionin e varfërisë. Pastaj ata i bënë thirrje Komisionit të BE-së për të trajtuar seriozisht problemin me emigrantët që vijnë nga vendet tjera anëtare të BE-së.
Por, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmström.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027













