Kosova
4 vjet burgim për kosovarin në Gjermani, përfitoi 4 milionë euro me teste të Covid-19
Një sipërmarrës kosovar me pasaportë gjermane, Kastriot T., është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për mashtrim të madh me teste COVID-19.
Në kulmin e pandemisë ai krijoi një rrjet të tërë qendrash testimi në Berlin, ku falsifikoi numrat e testeve dhe kërkoi pagesa të mëdha nga shteti.
Në kohën kur kërkesa për teste ishte e madhe COVID-19 ishte në kulm, shteti gjerman vendosi të paguajë për çdo test të kryer, pa kontrolluar në detaje numrat.
Këtë mundësi e shfrytëzoi Kastriot T. për të krijuar një skemë mashtrimi që i solli miliona euro.
Ai hap disa qendra testimi në Berlin dhe fillon të regjistrojë numra të mëdhenj testesh që nuk janë kryer kurrë. Kështu, ai arriti të mashtrojë shtetin për një shumë prej gati 4 milionë eurosh.
Me paratë e fituara me anë të mashtrimit, Kastriot T. jetonte një jetë luksoze. Ai bëri investime në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.
Por, si çdo histori e mirë kriminale, edhe kjo kishte një fund të pashmangshëm./ Bild
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër









