Lajme
41-vjeçari që u vetëvra në gjykatën e Francës, refuzoi të kthehej në Kosovë
Kosovari që u vetëvar në gjykatën e Francës kishte ikur nga Kosova pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes
Raportohet se një 41-vjeçar nga Kosova me inicialet F.U. i dha fund jetës së tij të mërkurën, më 15 dhjetor, në bodrumin e gjykatës së Bordos, Francë. Ai kishte refuzuar të hipte në një fluturim për në Prishtinë dy ditë para se ta bënte aktin tragjik, shkruan sot gazeta franceze Le Monde, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se 41-vjeçari kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë. Ai shkoi bashkë me vëllain e tij, pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes në Kosovë.
“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të 15 anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, as në Francë, as në Kosovë”, tregoi avokati i tij, Abraham Herve Diompy, avokat i detyrueshëm për Institutin për Mbrojtjen e të Huajve në Bordo.
Sipas elementeve të para të hetimit, viktima do të gjykohej pasditen e ditës tragjike për largim nga shteti i Francës. Ai numëronte rreth dhjetë dosje kriminale, kryesisht për vjedhje. E fundit, rrahu ish-partneren e tij dhe bëri burg rreth katër muaj.
“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë”, shpjegoi Herve Diompy. Klienti i tij nuk donte t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo.
Viktima nuk arriti të integrohej asnjëherë në shoqëri, sipas dosjes, pasi ishte i pastrehë, ndonjëherë i shoqëruar nga pajisjet e urgjencës, i varur nga alkooli e droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Ai kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike. Avokati synonte t’i bënte këto konsiderata humanitare pjesë të argumentit të tij në ditën e gjykimit të tij, e cila nuk erdhi pasi 41-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës me një varje në bodrumin e gjykatës së Bordos.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












