Lajme
42 fluturime sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Është bërë e ditur nga Tirana International Airport se vetëm në ditën e sotme janë 42 fluturime të konfirmuara, transmeton albinfo.ch.
Ndër fluturimet e konfirmuara për ditën sotme janë 6 çarterë turistikë, Freebird Airlines– Antalia–Tiranë dhe kthim, AMC–Katowice–Tiranë dhe kthim, Ukraine Airlines – Kiev – Tiranë dhe kthim, Jonika – Kiev – Tiranë dhe kthim, Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim si dhe Smartwings – Varshavë – Tiranë dhe kthim.
Fluturimet e parashikuara me kompaninë Wizz Air për ditën e sotme nga dhe drejt aeroportit të Rinasit janë Tiranë – Venecia dhe kthim, Tiranë – Hamburg dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Bari dhe kthim, Tiranë – Bruksel dhe kthim, Tiranë – Prage dhe kthim, Tiranë – Berlin dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Paris dhe kthim, Tiranë – Luton dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, shkruan atsh.
Me kompaninë Albawings parashikohet të kryhen fluturimet Tiranë – Firence dhe kthim, Tiranë – Duseldorf dhe kthim, Tiranë – Venecia dhe kthim, Tiranë – Rimini dhe kthim, Tiranë – Bari dhe kthim, Tiranë – Hamburg dhe kthim dhe Tiranë – Piza dhe kthim.
Me kompaninë Air Albania planifikohen fluturimet Tiranë – Romë dhe kthim, Tiranë – Stamboll dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja.
Me kompaninë Edelweiss planifikohet fluturimi Tiranë – Zyrih dhe kthim.
Me Blue Panorama, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Gjenova dhe kthim, Tiranë – Bolonja dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Romë dhe kthim dhe Tiranë – Verona dhe kthim.
Me kompaninë Air Serbia do të fluturohet Tiranë – Beograd dhe kthim, me Pegasus Tiranë – Stamboll dhe kthim, me Aegean Tiranë – Athinë dhe kthim, me EasyJet – Tiranë – Gatwik (Londer) dhe kthim.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja














