Lajme
Zvicra me referendum që ua mundëson paditë punëtorëve të huaj
Është bërë e ditur se të dielën zviceranët do të votojnë në referendum për një ligj që do t’i bënte firmat e këtij vendi ligjërisht dhe financiarisht përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dëmtimin e mjedisit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga ky ligj do të prekej i tërë zinxhiri furnizues i kompanive zvicerane në mbarë botën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Zvicra mund të jetë një shtet i vogël, por shtrirja e saj në fushën e tregtisë ndërkombëtare është e gjerë.
Ndërkohë, kompanitë si Nesstle, Syngenta, Gelncore dhe Novartis kanë prodhime me burime nga e mbarë bota dhe Zvicra është qendër botërore për tregtinë e mallrave.
Duhet theksuar se përgjegjësia e korportave është prioritet për këtë shtet dhe kompanitë si Nestle thonë se ato i hulumtojnë shumë zinxhirët furnizues nga fillimi deri në fund për të siguruar praktika të drejta të punës si dhe për të parandaluar punën e fëmijëve apo dëmtimin e mjedisit.
Me ligjin e ri synohet zbatimi i këtyre standardeve, duke u mundësuar viktimave të dyshuara të shkeljeve të të drejtave të njeriut apo dëmtimit të mjedisit që t’i padisin kompanitë në gjykata zvicerane. Kompanitë do të detyroheshin të dëshmojnë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo dëmi.
Një nga aktivistët që po e përkrah ligjin e ri, Andreas Missbach, thotë se ky legjislacion është i nevojshëm sidomos për industrinë e minierave. Sipas tij, minierat në Amerikën Latine që i furnizojnë kompanitë zvicerane janë duke shkaktuar dëme serioze.
“Komunitetet janë të keqtrajtuara, njerëzit largohen nga tokat e tyre, uji helmohet dhe e kemi fjalën për kompanitë që selinë qendrore e kanë në Zvicër”, tha ai.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










