Kosova
43 vjet nga demonstratat e prillit të ’81-shit
Më 1 e 2 prill 1981 në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e asaj kohe, që shënon edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
Këto demonstrata vijnë pas atyre të 11 marsit dhe 26 marsit.
Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.
Në ato ngjarje të rënda, por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.
Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur. /KP
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











