5 filma nga Kosova në Festivalin e Winterthur-it
Filmi i Blerta Zeqirit "Kthimi" është shfaqur në konkurrencë zyrtare dhe konkurron për njërin nga çmimet që do të ndahen sonte
Në Winterthur është duke u mbajtur zhvilluar për të 16-ën herë festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër “Winterthurer Kurzfilmtage”, i cili përfundon sot, më 11 nëntor.
Në mesin e disa programeve të tij, ky festival këtë vit ka pasur në fokus filmin ballkanik, ose “Kino Balkan Aktuell”, ku është bërë një prezantim mjaft i vëllimshëm i filmit, nga vendet që kanë dalë nga ish Jugosllavia.
Në këtë kuadër, me katër filma të shkurtër (jashtë konkurrencës zyrtare) është prezantuar edhe “Dokufesti”, festivali i njohur i filmit të shkurtër që mbahet në Prizren. Ndërsa prezantimi i tyre, i shoqëruar nga një debat është mbajtur të mërkurën që shkoi.
Ndryshe nga filmat e dokufestit, filmi i Blerta Zeqirit “Kthimi” është shfaqur në konkurrencë zyrtare dhe konkurron për njërin nga çmimet që do të ndahen sonte. “Kthimit” i është rezervuar një pritje shumë e ngrohtë, veç tjerash edhe për faktin se kohë më parë ka fituar çmimin e parë në festivalin më prestigjioz në botë të filmit të shkurtër, Sundance festival të SHBA-së.
Pas shfaqjes së filmit, Blerim Gjoci, producent i tij nga “Prishtina Film” ka folur në një debat të organizuar në sallën e filmit.
(Nesër në albinfo.ch mund të lexoni një shkrim përmbledhës rreth festivalit të filmit në Winterthur)
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër













