Lajme
5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit: Zvicra, ndër më të mirat në botë
Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format
Plot 52 vjet më parë, 5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan albinfo.ch.
Qëllimi i këtij vendimi ishte të shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin, të tërhiqte vëmendjen politike mbi këto çështjem si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim.
Data 5 qershor u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit i OKB-së për Mjedisin (UNEP).
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Sa u përket shteteve, pa dyshim që Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format, shkruan albinfo.ch.
Në performancën mjedisore, sipas renditjeve të Indeksit Botëror të Performancës mjedisore, Zvicra vite me radhë ndodhet në vendet e para në botë për mjedis, veçmas në në dy çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve, e që në këto, Zvicra qëndron shumë mirë.
Nënkategoritë e marra në konsideratë janë: cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët Gjykatat kanë mbështetur vendimin e Gjenevës për të ndaluar fëmijët që jetojnë në Francë të ndjekin... -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve












