Lajme
5 sulme me armë për të vjedhur kifle!
Askush nuk ka pësuar lëndime nga këto plaçkitje të armatosura. Përveç kifleve, me vlerë prej 8-20 eurosh
Deri tash ka sulmuar me armë pesë herë furra të ndryshme të Parisit dhe e gjithë “preja” e tij nga kjo fushatë peshon në mes 8 e 20 euro!
Hajni i uritur (ose me probleme të tjera), sa herë që sulmon një furrë, nuk merr as para e as gjësende tjera me vlerë, por vetëm kroasanë (croissant) dhe pjekurina tjera të shijshme franceze, që hahen për mëngjes.
Sipas policisë, njeriu i pasionuar pas kifleve franceze është rreth moshës 40 vjeçare. Ai, kur hyn në shitoren e bukës, porosit pjekurinat e preferuara dhe pasi e kërcënon shitësin me një revole, që duket se është lodër, ia mbath me gjithë prenë e tij.
Askush deri më tash nuk ka pësuar lëndime nga këto plaçkitje të armatosura. Ndërsa i gjithë dëmi i shkaktuar deri më tash nuk bëhet as 20 euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












