E-Diaspora
5 vjet burg kosovarit për tentimvrasje të të birit
Një baba 50 vjeçar nga Kosova ka plagosur rëndë të birin 17 vjeç duke e goditur me thikë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar të enjten, ai është dënuar me pesë vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje të rëndë. Pos dënimit me burg, babait i është caktuar edhe një masë sigurie tri vjet në një spital psikiatrik.
Sipas ekspertizës psikiatrike, te kosovari është konstatuar një përgjegjshmëri e zvogëluar por ai vathin të paraqesë rrezik.
Krimi ka ndodhur më 3 prill të vitit të kaluar në stacionin e trenit në Bruneck. Derisa djali po e priste autobusin për në shtëpi, aty paraqitet babai, i cili me vendim gjyqësor e kishte të ndaluar t`i afrohej familjes, shkruan stol.it. Pas një konflikti verbal babai e godet të birin me thikë.
I gjykuari po mbahet në burgun e Veronës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane













