Lajme
50 mësues për mësimin gjuhës shqipe në Greqi
Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka angazhuar 50 mësues të rinj gjuhës shqipe.
Kryeministri Edi Rama e nisi takimin e tij me shqiptarët në Selanik duke paraqitur 8 nga 50 mësuesit e gjuhës shqipe, të cilat do të japin mësim në Selanik, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
“Më lejoni në fillim që t’ju prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova mbas takimit të paharrueshëm të Athinës, do të na ndihmojnë që t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe”, tha Rama, në fillim të fjalës së vet.
Kryeministri theksoi se në Selanik janë 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të gjuhës shqipe me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për t’i shërbyer e mësuar gjuhën tonë amëtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











