Shqipëria
50 mijë euro për Shqipërinë nga Estonia
Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.
Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez, duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro.
”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha Reinsalu.
Ai theksoi se për mbështetjen e Shqipërisë duhej vepruar shpejt.
”Duhet ta ndihmojmë Shqipërinë që të kujdeset për të prekurit dhe që të rikthejë jetën normale”, theksoi ai, shkruan mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës













