Kosova
50 operacione për fëmijët në Kosovë do të kryhen nga mjekët nga Turqia
Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia do të realizojë 50 operacione të fëmijëve në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksilofaciale që kanë lindur me probleme në buzë dhe hundë, mision ky që po realizohet në kuadër të Shoqatës “Interplast” nga Turqia.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë takimit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, falënderoj shtetin turk për investimet e deritanishme dhe bashkëpunimin e ofruar.
“Ne si shtetet kemi kaluar fazën emergjente me donacione dhe investime, populli mik na ka ndihmuar, kemi nevojë për ekspertizën e jashtëzakonshme nga shteti mik, prandaj, prania e profesorit dhe profesionistëve nga Turqia do të ndihmojë 50 pacientë. Ajo që më gëzon është se do të kemi mundësi edhe të edukojmë stafin dhe të zhvillohemi profesionalisht. Ky ishte hapi i parë i një bashkëpunimi që do vazhdojmë me Kirurgji Maksilofaciale dhe Kirurgji Plastike”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për përvojën e mjekëve nga Turqia, të cilët kanë numër më të madh të pacientëve dhe më shumë eksperiencë.
“Kosovën e shohim si vend mik dhe vëlla, ne mendojmë se është e natyrshme vëllazëria dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Dua të falënderoj TIK-an për realizimin e këtij projekti, por edhe ministrin Fikret Damka që ka ndihmuar këtë projekt”, përfundoi ambasadori Sabri Tunç Angılı.
Ministri i Zhvillimit Rural, Fikret Damka, i cili vjen nga komuniteti turk, e që ka ndihmuar në realizmin e këtij projekti, tha se lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe përkrahjen po mundohen të forcojnë edhe në fushën e shëndetësisë.
“Ne e kemi dizajnuar me kohë këtë ide, i falënderojmë që na ndihmuar po mundohemi që lidhjen e urës ta forcojmë dhe të bëjmë këtë edhe në shëndetësi, ku ndarja e përvojës është me rëndësi”, u shpreh ai.
Ndërkaq, profesori nga Turqia, Metin Yavuz, kirurg plastik dhe rekonstruktiv, ka thënë se kanë vlerësuar pacientët tek të cilët do të kryejnë intervenime dhe kanë marrë vendimet.
“Do të kryejmë operacione te të porsalindurit me probleme në buzë dhe hundë, këto raste nëse nuk kryhen deri 18 muaj, shfaqen probleme që nuk mund të kryhen më vonë. Kemi planifikuar të kryejmë 20 operacione, por pas vizitave dhe kontrolleve, do të kryejmë deri në 50 intervenime, përfshirë ato me anestezion lokal dhe të përgjithshëm”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











