Kosova
50 profesionistë të rinj do të ndjekin nga tetori Shkollën e Diasporës
“Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është t’i sjellim 50 profesionistë të rinj të moshës 18-32 vjeç, të cilët përmes kësaj shkolle do të ideojnë dhe hartojnë projekte që lidhen me nevojat e komunitetit"
Në muajin tetor pritet që të nis shkolla e Diasporës në Kosovë njofton organizata jo-qeveritare Germin që do të shërbejë si shembull për të zhvilluar më mirë projektet dhe idetë e ardhshme duke shfrytëzuar potencialin e diasporës, transmeton albinfo.ch.
Kjo shkollë është si program inovativ dhe multidisiplinar, që do të bashkojë të rinj dhe ekspertë nga diaspora, rajoni dhe Kosova.
“Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është t’i sjellim 50 profesionistë të rinj të moshës 18-32 vjeç, të cilët përmes kësaj shkolle do të ideojnë dhe hartojnë projekte që lidhen me nevojat e komunitetit dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se projektet do të krijojnë ura lidhëse ndërmjet diasporës dhe profesionistëve të rinj në Kosovë, të cilët si këmbim do të kontribojnë në komunën e Prizrenit dhe Malishevës, ku do të mbahet Shkolla e Diasporës 2017. “Formati i cili do të zbatohet në kuadër të këtij programi është Hackathon apo sfida, një ndër format e para të aplikuara në Kosovë, që nënkupton zgjidhjen e problemeve në mënyrë kreative, për të parë se si ata mund të punojnë së bashku dhe të sjellin ide inovative nga të cilat do të përfitojnë komunitetet në Prizren dhe Malishevë.
Në veçanti, kjo shkollë synon të lehtësojë shkëmbimin dhe bashkëkrijimin e ideve ndërmjet profesionistëve të Diasporës dhe homologëve të tyre kosovar në sferat me potencialin më të madh në ekonominë lokale, duke ofruar zgjidhje inovative dhe me kosto efektive”, thuhet në komunikatë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













