Lajme
500 franga për ata që u larguan nga shtëpitë për t’u lënë vend azilkërkuesve
Kantoni i Aargaut ka marrë vendim t’i paguajë nga 500 franga 49 qytetarët që u detyruan të lëshojnë shtëpitë e tyre për t’u lënë vend azilkërkuesve.
Në arsyetim thuhet se kjo shumë do të ndihmojë ata për t’u zhvendosur, shkruan Blick.
Në fund të shkurtit, 49 qiramarrës të të tre pronave në Windisch Aargau, përfshirë familjet me fëmijë, u tha se duhet të evakuojnë shtëpitë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u lënë vend azilkërkuesve, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet më pas u përballën me kritika të ashpra. Këshilltari përgjegjës i qeverisë, Jean-Pierre Gallati, pranoi gabimet dhe kërkoi falje.
Përveç kësaj, kantoni dhe qiradhënësi kishin rënë dakord më parë që t’i linin qiramarrësit e apartamenteve më të mëdha të jetonin atje – derisa të gjenin një shtëpi të re. Por, në vend të afateve më të gjata dhe qirasë, qiramarrësit do të preferonin të mbanin shtëpitë e tyre dhe të mos shpërnguleshin në radhë të parë. Prandaj, disa shkojnë në rrugën e bordit të arbitrazhit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











