Lajme
500 milionë euro nga BE-ja, si ndihmë ushtarake për Ukrainën
Në një deklaratë, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se blloku evropian do të ndajë 500 milionë euro shtesë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Në nisje të takimit të ministrave të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), Borrell ka thënë nga Gjermania se mbështetja ushtarake do të përfshijë tanke dhe artileri.
Sipas tij, ndihma e BE-së për Ukrainën, duke përfshirë edhe këtë të fundit, shkon në rreth 2 miliardë euro.
“Një shtysë e re për mbështetjen ushtarake. Do të ketë më shumë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve ekonomike dhe vazhdim të izolimit ndërkombëtar dhe luftim të keqinformimit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë po ashtu se beson që mund të arrihet marrëveshje për vënien e embargos në naftën ruse.
“Jam i sigurt se do të kemi marrëveshje. Neve na duhet ajo dhe do ta kemi atë. Ne duhet të heqim dorë nga varësia prej naftës ruse”, ka thënë ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër












