Shqipëria
530 raste në muaj që prindërit i “braktisin” në Perëndim fëmijët mërgimtarë
Shqipëria vazhdon të ushtrojë masa të forta në kufi mbi udhëtimin e fëmijëve, të cilët edhe nëse lëshohet një prokuror përfaqësimi nuk mund të largohen jashtë vendit të pashoqëruar nga njëri prej prindërve, apo rrethi i ngushtë familjar.
Ky urdhër është në fuqi pa afat dhe po zbatohet që prej 1 gushtit të vitit 2017, atëherë kur vendet e Bashkimit Europian ngritën shqetësimin për fenomenin e azilkërkimit nga minorenët shqiptarë dhe braktisjen e tyre në qendrat e kujdesit social, pasi ishin deklaruar si të braktisur nga familja.
Në muajin maj, “Eurostat” numëroi 530 raste të tilla.
Braktisja e të miturve jashtë Shqipërisë vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për autoritetet e hetimit. E tillë është edhe çështja e një vajze, e cila është braktisur jashtë vendit, ndërkohë që vendbanimin e ka në Dibër.
Në gjykim është babai i saj, i cili e ka lënë vajzën në Belgjikë, pavarësisht se në një deklaratë ai pretendon se e kishte dorëzuar të bijën jashtë Shqipërisë për një kurim më të specializuar, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Për këtë fakt, Andrea Runa po gjykohet në mungesë për braktisjen e të bijës 13-vjeçare, pasi e kishte pajisur atë me pasaportë dhe e kishte nxjerrë nga Shqipëria. Por, ndërsa ai u kthye pa të në shtëpi, Prokuroria thotë se e mitura vazhdoi udhëtimin drejt Anglisë, ku është pritur nga të njohur të familjes.
Ngjashëm si rasti i Andrea Runës, Policia e Shtetit ka referuar për hetime të mëtejshme në Prokurori 83 baballarë, që të gjithë nën gjykim për braktisje të fëmijëve, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse shumica e tyre deklarojnë se i lanë fëmijët për një jetë më të mirë, sipas Kodit Penal, secili prej tyre rrezikon gjobë deri në 3 vite burgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person














