Lajme
54 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968
Sot janë bërë 54 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.
Demonstratat shpërthyen më 27 nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan.
Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një grup politik nëntë anëtarësh i studentëve të Prishtinës, me Osman Dumoshin në krye. Ky grup quhej Komiteti i Demonstratave dhe përbëhej nga Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Loxha, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati dhe Hasan Dërmaku.
Demonstruesit mbanin në duar shumë transparente me parulla të shkruara si: ”Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialoste ndaj Kosovës”, ”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luajë me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!
Demonstratat e vitit 1968, ishin frymëzim për vazhdimin e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si në vitet e ’80-ta, dhe ’90– ta si dhe përfundimisht në organizimin e luftës së armatosur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në demonstratat e vitit ’68 morën pjesë të gjitha shtresat, e moshat e popullsisë dhe banorët e të gjitha trojeve shqiptare, ku u shprehën unanimisht se shqiptarët në Jugosllavi duan t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që i gëzonin popujt tjerë.
Shqiptarët kërkonin ta gëzonin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, të drejtën e kombit e jo të kombësisë, të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e shtetit të tyre – Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës së Jugosllavisë.
Demonstratat shpërthyen serish në Prishtinë në vitin 1981. Ato filluan nga studentët që protestonin në mënyrë paqësore për kushtet e tyre të jetesës, por kërkesat e tyre u përshkallëzuan në një nivel më të madh politik. Si rezultat, spastrimet u bënë brenda udhëheqjes komuniste në Kosovë. /KP
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











