E-Diaspora
542 shqiptarë nga Kosova janë pajisur me pasaporta austriake
Numri i të natyralizuarve apo atyre që kanë marrë shtetësinë austriake nga të huajt gjatë vitit 2015 në Austri është gjithsejtë 8.265, apo 7,4% më i lartë se në vitin e kaluar.
Sipas Statistikave të Austrisë numri më i madh i të natyralizuarve për vitin 2015 vjen nga Bosnja dhe Hercegovina më 1,218 persona të ndjekur nga Turqia me 998, Serbia 636, Kosova 542, Federata Ruse 299 ashtu si Ukraina me 299, shkruan oe-jurnal.at, transmeton “albinfo.ch”.
Sipas medieve austriake të gjithë “austriakët e rinj” kanë fituar të drejtën e tyre legale duke qenë të integruar sipas sistemit austriak dhe qëndrimit të tyre prej së paku gjashtë viteve të rregullta në Austri, lindjes në Austri apo martesës me ndonjë shtetas austriak.
Që nga viti rekord 2003 ku u natyralizuan 45,112 persona, është shënuar rënie e vazhdueshme deri në vitin 2010 ku janë pajisur 6.190 persona. Mirëpo që nga viti 2011 sërish ka filluar ngritja duke arritur në 8.265 që ishte numri i vitit 2015.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












