Kosova
56 të vdekur për shtatë muaj nga aksidentet në Kosovë
Nga janari deri në korrik të 2023-ës në Kosovë janë regjistruar 12,555 aksidente trafiku, nga të cilat 51 kanë qenë me fatalitet, ku 56 persona kanë humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2022 ka qenë më i ulët, me 11,551 aksidente.
Sipas statistikave numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë më i madh, sipas Policisë gjatë periudhës janar-korrik të viti 2022, 63 persona kanë mbetur të vdekur nga 54 aksidente me fatalitet, raportoi Ekonomia Online.
Njohësit e sigurisë thonë se kjo ndodh më së shumti për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe respektimit të rregullave nga ana e ngasësve.
“Bazuar në kohën në të cilën ne jemi duke marrë këto shifra zyrtare nga ana e policisë së Kosovës e dëshmon faktin që kemi një fluks më të madh të veturave në rrugët e Kosovës, kjo është për faktin se kemi shumë mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet dhe kjo është si rezultat i asaj se rruga dhe infrastruktura përkatëse në Kosovë nuk mund t’i kapërdijë një fluks të tillë, një numër kaq të madh të veturave. Si pasojë kemi edhe mospërshtatje dhe respektim të rregullave të komunikacionit, të cilat vijnë si shkaktarë i dehjeve apo veprimeve të tjera të pamatura të ngasësve të automjetit”, tha Drizan Shala, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











