Lajme
Doli nga shtypi numri më i ri i revistës albinfo.at – edicioni për Austri
Në fokus të këtij numri do të jenë pushimet verore në vendlindje. Reportazhe të dorës së parë për vendet turistike verore si: Bjeshkët e Kosovës, bregdeti shqiptar në jug dhe veri të Shqipërisë, për kushtet që ofron këtë vit Ulqini dhe Struga, do t`i gjeni në faqet e magazinës sonë, pa munguar tema për bashkatdhetarët tanë si dhe shkrime për biznese të suksesshme të shqiptarëve në Austri.
Pushimet verore kanë filluar, e bashkë me të po sjellim edhe një numër të ri të revistës albinfo.at, i gjashti me radhë.
Në fokus të këtij numri do të jenë pushimet verore në vendlindje. Reportazhe të dorës së parë për vendet turistike verore, si: Bjeshkët e Kosovës, bregdeti shqiptar në jug dhe veri të Shqipërisë, për kushtet që ofron këtë vit Ulqini dhe Struga, do t`i gjeni në faqet e magazinës sonë. Të gjitha tekstet janë të ilustruara me fotografi profesionale.
Përpos kësaj, në këtë numër mund të lexoni intervistën me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, dr. Faruk Ajetin, i cili studimet dhe doktoratën me sukses të shkëlqyeshëm i mbaroi në Vjenë. Ai na siguron se Gjermania ka qenë, është dhe do të mbetet një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë. Një shkrim tjetër gazetari ynë na e sjell me ambasadorët shqiptarë në Austri: Roland Bimo dhe Lulzim Pllanën për të na treguar se deri ku ka arritur nisma për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Vjenë. Po ashtu një temë interesante që mund ta lexoni, është ajo me biznesmenët shqiptarë në Austri. “Të investosh në Kosovë, është heroizëm”, thonë ata, duke na treguar që përveç sukseseve të tyre në biznese, dëshira kryesore mbetet investimi në Kosovë.
Edhe në këtë numër të revistës albinfo.at nuk do të mungojnë tema për bashkatdhetarët tanë në Austri. Personazhe shqiptarë të mirintegruar si dhe reportazhe për biznese të suksesshme të shqiptarëve në Austri.
Revista është falas dhe shpërndahet në të gjitha qytetet në Austri, në vendet që frekuentohen nga shqiptarët: Në Ambasadën e Kosovës dhe të Shqipërisë, shoqata, biznese shqiptare, lokale afariste, agjenci turistike, si dhe mund ta gjeni edhe në aeroportin e Prishtinës.
Duke shpresuar se edhe këtë numër nuk ju kemi zhgënjyer dhe që secili do të gjeni ndonjë temë që është në interesin tuaj, ju dëshirojmë pushime të këndshme në vendlindje!
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia










