E-Diaspora
58-vjeçarja shqiptare lind në Leverkusen të Gjermanisë
Babai i fëmijës është 72-vjeçar dhe një rast i tillë nuk është parë më herët në Leverkusen të Gjermanisë
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Levekursen të Gjermanisë, ku një shqiptare 58-vjeçare ka lindur një djalë, shkruajnë mediat gjermane.
“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen, përcjell albinfo.ch.
Nëna Flora ka pagëzuar djalin me emrin Florian, dhe të dytë raportohet se janë mirë.
Ndërkohë, babai është Sjdi, 72-vjeçar, i cili ishte shumë i lumtur, duke theksuar se kanë pritur 24 vite për të pasur një djalë.
“Ai është kaq i bukur. Gjithashtu ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli”, thotë 72-vjeçari.
Madje të mrekulluar kanë qenë edhe gjinekologet në Spitalin e Leverkusenit, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Një lindje në moshën 58-vjeçare nuk ka ndodhur më parë”, shprehet njëra prej tyre.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











