Shkurt.ch
5820 shtretër ushtarakë për azilkërkuesit
Për strehimin e azilkërkuesve mund të merren në konsideratë hapësirat ushtarake në 14 kantone të ndryshme
Departamenti i mbrojtjes (VBS) ka prezantuar një listë të vendeve të mundshme për strehimin e azilkërkuesve. Siç është bërë e ditur mbrëmë në magazinën e lajmeve 10vor10, bëhet fjalë për 32 vende, respektivisht afër 5820 shtretër.
Sipas VBS, për strehimin e azilkërkuesve mund të merren në konsideratë hapësiratushtarake në 14 kantone të ndryshme. Më së shumti shtretër të lirë janë në dispozicion në kantonin e Lucernit ndërsa një numër i madh i tyre gjendet edhe në regjionet alpine .
Më tutje VBS bën të qartë se kazermat nuk janë të përshtatshme për strehimin e azilkërkuesve. Më të mundshme janë kampet ushtarake ose stabilimentet nëntokësore. Por një problem që paraqitet në këtë mes është detyrimi që pas një gjysmë viti duhet kërkuar leja nga komuna ose nga kantoni për ndryshimin e destinacionit të tyre.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













