Lajme
6 vjet e gjysmë burg kosovarit 20 vjeçar për vrasjen e moshatarit nga pakujdesia
Viktima i kishte kërkuar autorit të krimit të largohej nga kremtimi. Pastaj, kosovari, tani i dënuar, e kishte therur nikoqirin disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur
Një vrasës me thikë njëzet vjeçar u dënua në Karlsruhe Në janar të këtij viti ai ka goditur me thikë një të ri 19 vjeçar pas një ahengu në Karlsruhe, i cili ka vdekur më vonë, po atë mbrëmje.
Kosovari 20 vjeçar është dënuar të martën në Karlsruhe me gjashtë vjet e gjysmë burg për të rinjtë.
Një zëdhënëse e Gjykatës së Landit në Karlsruhe ka konfirmuar këtë lajm për t-online. Gjykata ka konstatuar se vrasja nga pakujdesia është dëshmuar, transmeton albinfo.ch.
Autori i krimit, me prejardhje nga Kosova, kishte marrë pjesë në një aheng në banesën e viktimës në lindje të Karlsruhe natën e 8 janarit. Rreth orës 1:45 të pas mesnatës, viktima i kishte kërkuar autorit të krimit të largohej nga kremtimi, transmeton albinfo.ch. Pas një beteje fjalësh në shkallët e shtëpisë, tani i dënuari kishte nxjerrë një thikë dhe kishte therur nikoqirin disa herë në pjesën e sipërme të trupit. 19-vjeçari kishte vdekur në vend.
Rreth orës 5 të mëngjesit autori, atëbotë 19-vjeçar, ishte arrestuar. Policët kishin konstatuar një dehje të lehtë tek ai dhe kishin siguruar armën me të cilën mendohet të jetë bërë krimi.
Zyra e prokurorit publik ka kërkuar një dënim të të rinjve prej shtatë vjet e gjysmë për vrasje pa dashje. Mbrojtja, nga ana tjetër është deklaruar për veprën penale dëmtim trupor që ka rezultuar në vdekje dhe ka kërkuar një dënim me katër vjet e gjysmë burg për të rinjtë. Por duke konstatuar se bëhet fjalë për një akt të rëndë, gjykata ka vendosur për gjashtë vjet e gjysmë. Dënimi maksimal për një rast të tillë do të kishte qenë dhjetë vjet burg, pasi autori i krimit ishte dënuar sipas ligjit penal të të rinjve.
Autori i vrasjes është shprehur në procesin gjyqësor se para se ta bënte krimin ishte ndier i trajtuar “si qen” nga viktima, përcjell albinfo.ch. I dënuari tani kërcënohet me dëbim në Kosovë. Ai ndodhet në paraburgim tashmë gjashtë muaj e gjysmë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












